Union Financiar Tiranë: 30 Vite Traditë, Inovacion & Sukses Financiar

Union Financiar Tiranë: 30 vite traditë dhe inovacion

Më 23 tetor 1995, Union Financiar Tiranë (UFT), përfaqësues i Western Union Financial Services INC. në Shqipëri, realizoi transfertën e parë të parave, duke sinjalizuar fillimin e një epoke të re për shërbimet financiare në vend. Në një periudhë kur shqiptarët po emigronin drejt vendeve të tjera për të kërkuar një jetë më të mirë, UFT u bë ura lidhëse me atdheun, duke siguruar që mbështetja dhe dashuria e emigrantëve të arrinte shpejt dhe në mënyrë të sigurt te familjet e tyre.

Në një treg bankar në zhvillim e sipër, UFT ofroi një shërbim që kuptoi në thelb nevojën e kohës: shpejtësinë, sigurinë dhe besimin. Sot, pas 30 vitesh, Union Financiar Tiranë është një lider në fushën e transfertave të parave në Shqipëri, duke ruajtur një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm me Western Union, kompaninë globale më të madhe për transfertat ndërkombëtare. Ky bashkëpunim i ka dhënë UFT-së stabilitet, standarde të larta dhe një reputacion të fortë si simbol i sigurisë financiare për miliona shqiptarë.

Gjatë këtyre dekadave, kompania ka përpunuar miliona transferta, duke sjellë në Shqipëri miliarda euro remitanca dhe duke luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e familjeve dhe në forcimin e ekonomisë kombëtare.

Suksesi i UFT nuk u kufizua vetëm në Shqipëri. Kompania zgjeroi operacionet e saj ndërkombëtarisht, duke nënshkruar marrëveshje për përfaqësimin e Western Union në Maqedoninë e Veriut (1998), duke hapur degën e parë në Kosovë (2000), duke u zgjeruar në Zvicër (2005) dhe më vonë në Kroaci (2016). Aktualisht, UFT operon në pesë vende – Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Zvicër dhe Kroaci – duke u konsoliduar si një nga aktorët më të njohur të shërbimeve financiare në rajon.

Nga një kompani e specializuar në transferta, UFT është transformuar në një ekosistem financiar të plotë. Grupi i saj përfshin sot Union Bank (themeluar në 2006) dhe PayLink (2012), si dhe filialet në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Kroaci.

Në një kohë kur përdoruesit kërkojnë shpejtësi dhe transparencë, UFT ka zhvilluar platformën digjitale të pagesave UPay. Ky ekosistem ofron një portofol elektronik, mundësi pagesash me kartë, QR, NFC, si dhe API për e-commerce dhe transferta të menjëhershme. UPay është portofoli i parë elektronik në Europë që ofron shërbimet e Western Union, duke lejuar dërgime në mbi 200 shtete dhe tërheqje direkte në llogarinë UPay. Një risi tjetër është Karta UPay Mastercard, e cila lidhet drejtpërdrejt me aplikacionin dhe po riformon mënyrën sesi shqiptarët menaxhojnë financat personale.

Brenda 30 viteve, Union Financiar Tiranë ka evoluar nga një kompani transfercash në një grup të integruar financiar që i shërben çdo ditë qindra mijëra klientëve. Misioni i saj kryesor mbetet i pandryshuar: të ndërtojë ura midis shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, dhe të mbështesë zhvillimin ekonomik përmes shërbimeve të sigurta dhe inovative.

Në këtë 30-vjetor, UFT vazhdon të shikojë drejt së ardhmes me të njëjtin vizion dhe frymë që kishte në vitin 1995 – të mbetet një simbol i besueshmërisë, përgjegjshmërisë dhe inovacionit në tregun financiar shqiptar.

Scroll to Top