Reformë Territoriale: PD mungon, aleatët marrin pjesë

Komisioni i Reformës Territoriale ka nisur punimet sot, por pjesëmarrja e Partisë Demokratike ishte siç ishte paralajmëruar, e munguar. PD kishte njoftuar më parë se nuk do të merrte pjesë në komisione deri në një njoftim të dytë. Megjithatë, përballë deputetëve socialistë u panë dy deputetë nga partitë aleate të PD. Të pranishëm në komision ishin Edmond Haxhinasto nga Partia e Lirisë dhe Vangjel Dule nga PBDNJ.

Scroll to Top