Vrasja e gjyqtarit: Gjon Shkambi kërkoi masë më të lehtë, Gjykata e lë në burg
Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për “arrest në burg”.
Gjatë seancës së apelimit, Shkambi ka argumentuar se nuk ka qenë autor apo bashkëpunëtor në ngjarjen e rëndë ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën dy persona të tjerë, palë në proces. Ai pretendoi se nuk kishte asnjë dijeni për veprimet e nipit të tij, Elvis Shkambi, i cili qëlloi me armë menjëherë pasi gjyqtari lexoi vendimin që rrëzonte kërkesën e tij për një çështje pronësie.
Ndërkohë, Elvis Shkambi, 30 vjeç, mbetet në paraburgim dhe nuk ka paraqitur kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë.
