Urë shembet në Turqi, 3 të vdekur

Strukturë druri e një ure në ndërtim shembet në Turqi, duke lënë pas tre të vdekur.

Një strukturë druri e një ure, e cila ishte në proces ndërtimi në provincën Diyarbakir të Turqisë, është shembur papritur.

Menjëherë pas ngjarjes, është nisur një operacion për nxjerrjen e punëtorëve të cilët kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Katër punëtorë, të cilët u plagosën rëndë gjatë incidentit, janë transportuar në spital. Nga personat e nxjerrë nga rrënojat dhe të dërguar për mjekim, tre kanë ndërruar jetë, ndërsa dy kanë pësuar lëndime.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar ende në zonën e ngjarjes.

Scroll to Top