Ndërtimet me shumë kate shtrihen në bregdet

Kullat po “pushtojnë” edhe bregdetin

Ndërtimet shumëkatëshe, të cilat janë kthyer tashmë në një realitet të zakonshëm në Tiranë, po shtrihen gjithnjë e më shumë edhe në zonat bregdetare.

Të dhënat nga tre mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU) tregojnë një sërë projektesh ambicioze. Në Tiranë, disa projekte arrijnë deri në 67 kate. Më i madhi pritet të zhvillohet nga kompania “Klar” në zonën e Bulevardit të Ri, duke përfshirë gjashtë kulla me lartësi nga 33 deri në 67 kate. Gjithashtu, dy ndërtime mbi 30 kate planifikohen në zonën e “Ali Demit”.

Pas Tiranës, Vlora është një tjetër qytet ku “kullat” po gjejnë terren. Projektet e fundit të miratuara nga KKTU përfshijnë ndërtime me emra që përmbajnë fjalën “Tower”. Zona e Qerretit, e cila më parë dominohej nga ndërtime më të ulëta dhe komplekse, tani pritet të shohë realizimin e disa ndërtimeve shumëkatëshe me funksion hotelerie.

Ky trend ndërtimesh të larta po vërehet edhe në veri, ku në Shkodër dhe Lezhë janë miratuar projekte për zona bregdetare që përfshijnë ndërtime relativisht të larta.

Më poshtë janë disa nga lejet e miratuara për projekte në tre mbledhjet e fundit të KKTU (16 korrik, 23 korrik dhe 29 shtator):

  • Leje Ndërtimi për objektin: “Glob 3 Towers”, me vendndodhje në Rrugën “Siri Kodra”, Bashkia Tiranë, subjekt zhvillues: “Glob 3x Group” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Hoteleri dhe banim me 24 kate mbitokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, subjekt zhvillues: “Modeste” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Vlora Beach Tower”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, subjekt zhvillues: “Materia Cons 01” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh 2-25 kate mbi tokë, me 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Viktor Eftimiu”, Bashkia Tiranë, subjekt zhvillues: “Trust Construction” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 4, 5, 7, 9, 11, 14, 17, 21, 25 kate mbi tokë me 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, subjekt zhvillues: “Kedinvest” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Narea Hotel dhe Aparthotel” Zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion hotelerie prej 16 katesh mbi tokë dhe 3 katesh nëntokë, me vendndodhje në Qerret, Bashkia Kavajë, subjekt zhvillues: “Grand Brillant” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “I-Love-Vlore Tower”, me vendndodhje në Bulevardin “Ismail Qemali”, Bashkia Vlorë, subjekt zhvillues: “Stroytech” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “One Boulevard Tower”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë”, subjekt zhvillues: “G&E Investment” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimesh dhe banimi me 2, 34 dhe 36 mbi tokë dhe 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Ali Demi”, Bashkia Tiranë, subjekt zhvillues: “El & El Construction” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Rezidenciale dhe shërbime tregtare me 22 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Gjergj Legisi”, Bashkia Tiranë, subjekt zhvillues: “Hein – Invest” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Rezidence Turistike dhe Hotel 16 – 26 kate mbi tokë dhe 8 kate nëntokë”, me vendndodhje Mal Shengjin, Bashkia Lezhë, subjekt zhvillues: “S.T. Konstruksion” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Gjirafa”, Strukturë banimi dhe hoteleri me 29 kate mbi tokë, me vendndodhje në Bashkinë Lezhë, subjekt zhvillues: “Alessio Konstruksion”.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Pines for Qerret Hotel & Apart Hotel”, Zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion hotelier, aparthotel dhe rezidencial prej 7, 10, 11, 14, 18 kates mbi tokë me 2 kates nëntokë, me vendndodhje në Qerret, Bashkia Kavajë, subjekt zhvillues: “Grand Brillant” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt hoteleri, banim dhe shërbime 1 dhe 24 kat mbitokë dhe 3 kate nëntokë, me vendndodhje në Pulaj-Plazh, Bashkia Shkodër, subjekt zhvillues: “Euro Sistem” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi, shërbimesh dhe hoteleri 1, 2, 3, 33, 34, 59, 60, 62 dhe 67 kate mbi tokë, me 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Bulevardi i Ri”, Bashkia Tiranë, subjekt zhvillues: “Klar” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh, 22 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, me vendodhje në Rrugën “5 Maji”, Bashkia Tiranë”, subjekte zhvilluese: “Constructal” sh.p.k dhe “Nova Construction Group” sh.p.k./Monitor.al
Scroll to Top