SHBA nis Operacionin Shtiza Jugore kundër karteleve të drogës

Hegseth njofton fillimin e një operacioni për të luftuar kartelet e drogës

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, njoftoi sot nisjen e Operacionit Shtiza Jugore, i cili ka për qëllim luftimin e karteleve të drogës.

“Sot po njoftoj Operacionin Shtiza Jugore,” shkroi Hegseth. Ai vuri në dukje se operacioni do të drejtohet nga Komanda Jugore e SHBA-së, një njësi e krijuar posaçërisht për zonën e përgjegjësisë që mbulon Amerikën Qendrore, Jugore dhe Karaibet.

“Ky mision është hartuar për të mbrojtur atdheun tonë, për të neutralizuar narko-terroristët nga hemisfera jonë dhe për të mbrojtur qytetarët tanë nga drogat që po i vrasin ata,” tha Hegseth, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Scroll to Top