Rama komenton Ballukun dhe SPAK: “Shiu ka punën e vet, ne tonën”

Rama pyetet për Ballukun: Shiu ka punën e vet, ne tonën…

Kryeministri Edi Rama u pyet në shkurt rreth çështjes ndaj Belinda Ballukut në SPAK. Rama i shmangu komentet duke deklaruar se nuk ka asgjë për të thënë në lidhje me punën e SPAK.

“Si tha Loro Boriçi? Shiu ka punën e vet ne punën tonë. SPAK ka punën e vet, ne punën tonë. Nuk kam më asnjë koment. Jetojmë në një sistem ku PS dhe askush tjetër me mua në krye i kemi njohur pavarësinë e plotë drejtësisë. Njëlloj siç janë tërhequr një herë e një kohë njësitë koloniale nga territoret e tyre, jemi tërhequr edhe ne nga sistemi i drejtësisë”, tha Rama.

Scroll to Top