Zjarr shkatërron qendrën shëndetësore në Sukth

Zjarri shkatërron qendrën shëndetësore në Sukth, raportohen dëme materiale

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë këtë të shtunë qendrën shëndetësore të zonës së Sukthit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, flakët kanë arritur të shkatërrojnë plotësisht ambientet e brendshme.

Në momentin e ngjarjes, godina ishte e mbyllur dhe brenda saj nuk kishte as personeli, as qytetarë.

Në vendin e ngjarjes ndodhen hetuesit, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe për të zbuluar nëse ai ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.

Scroll to Top