Shqipëria Hap 6 Grupkapitujt e Fundit me BE, Festë në Bruksel

Festë me tortë e verë në Bruksel për hapjen e 6 grupkapitujve të fundit me BE-në, Rama surprizon Kos e ministren daneze me verën autoktone shqiptare me etiketën e skicuar prej tij (VIDEO)

Publikuar më 17.11.2025 nga shekulli_admin

Shqipëria hapi sot edhe grupkapitujt e fundit të negociatave me Bashkimin Evropian. Në fund të fjalimeve, kryeministri Rama, komisionerja Marta Kos dhe ministrja e Jashtme e Danimarkës, Marie Bjerre festuan me tortën me numrin 6, duke simbolizuar hapjen e 6 grupkapitujve.

Gjithashtu, kryeministri Rama surprizoi dy zyrtaret e larta të BE me nga një shishe verë, me etiketë të vizatuar nga vetë kreu i qeverisë.

Marta Kos: “Mund të hamë dhe tortën, duhet të festojmë edhe më shumë. 6 kapituj të hapur është diçka për tu kremtuar. Urime Shqipëri.”

Edi Rama: “Marta, kur vjen fjala për grup kapituj, kapituj e piketa mund të na habisni, por kur bëhet fjalë për dhurata dhe ëmbëlsira nuk e bëni dot. Nuk është e orkestruar. Kjo është verë autoktone shqiptare me etiketën e skicuar prej meje. Një është për ju dhe tjetra për Marinën. Kjo është për mua, sepse unë jam mbi 6 vjeç. Do të ishte e padrejtë që të fryja qiririn pa Majlindën dhe Adean.”

Scroll to Top