Reshjet në vend/ Përmbytet tregu industrial në Pogradec
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në tregun industrial të Pogradecit. Uji ka depërtuar brenda godinës së tregut, duke dëmtuar produktet e tregtarëve, të cilët përballen prej vitesh me këtë situatë.
Si pasojë, tregtarët janë detyruar të përballen me përmbytjen, duke u përpjekur të minimizojnë dëmet dhe të largojnë ujin nga ambienti i tregut. Ata kanë deklaruar se nuk kanë mundur të shpëtojnë të gjitha mallrat, pasi një pjesë e konsiderueshme e tyre është lagur dhe rrezikon të dëmtohet.
