Tritol në Kamëz: Lirohet Jeton Lami, kërkohet Ervis Lami

Tritoli në Kamëz/ Lirohet Jeton Lami, por policia nuk gjen dot Ervis Lamin

Gjykata e Tiranës ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për Jeton Lami, ish-polic dhe ish-shoqërues i Ervis Martinajt. Lami ishte arrestuar në kuadër të hetimeve për shpërthimin me lëndë eksplozive në një lokal peshku në Kamëz. Nga masa e “arrestit me burg”, atij i është caktuar tashmë masa “arrest në shtëpi”, duke u liruar kështu nga qelia.

Ngjarja lidhet me shpërthimin e ndodhur pak ditë më parë. Sipas hetimeve paraprake, lënda plasëse dyshohet se u vendos në kuadër të një tentative për gjobëvënie në shumën prej 500 mijë eurosh ndaj biznesit të pronarit të lokalit.

Florin Domi është liruar gjithashtu, duke iu caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” me garanci pasurore. Ndërsa për Flogert Mezhikën, gjykata ka vendosur masën më të rëndë: “arrest me burg”, e vetmja masë e tillë e lënë në fuqi nga trupi gjykues.

Hetimet nga prokuroria e Tiranës vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, për sqarimin e rolit të secilit të dyshuar, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në tentativën për gjobëvënie dhe shpërthimin me lëndë eksplozive. Ndërkohë, në kërkim është shpallur Ervis Lami.

Scroll to Top