Lajme të mira për Brojën, sulmuesi rikthehet në Angli
Armando Broja u detyrua të linte fushën e lojës i dëmtuar në ndeshjen kundër Anglisë, duke u dukur se kishte pësuar një dëmtim të rëndë. Megjithatë, situata nuk është aq e rëndë sa u mendua fillimisht. Mediat angleze raportojnë se paraditen e djeshme Broja është rikthyer te Bërnli.
Sulmuesi shqiptar i është nënshtruar një kontrolli mjekësor pranë mjekëve të klubit dhe më pas është planifikuar për të kryer ekzaminime të tjera mjekësore, ku edhe do të vlerësohet dëmtimi.
Mësohet se bëhet fjalë për një ndrydhje të gradës së parë. Mungesa e tij në fushë pritet të jetë vetëm për disa ditë, pas së cilës ai do të rikthehet në skuadër, duke tentuar të fitojë minuta me ekipin anglez të Bërnelit.
