Vjosa del nga shtrati, rrezik tokat bujqësore

Lumi Vjosa del nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezikohen tokat bujqësore

Situata mbetet problematike për shkak të motit të keq në Vlorë. Lumi Vjosa ka arritur në kuotën maksimale dhe ka dalë nga shtrati në zonën pranë Urës së Mifolit, duke rrezikuar përmbytjen e tokave bujqësore.

Ndërkohë, situata në qarkun e Fierit nuk paraqitet problematike për sa i përket reshjeve intensive të rënë gjatë natës. Sipas informacioneve nga Prefektura e Fierit, ka një shtim të prurjeve në Përmet dhe Memaliaj, të cilat mund të reflektohen gjatë mesditës edhe në zonën e Fierit. Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati duke përmbytur tokat bujqësore. Për sa i përket akseve rrugore, ato janë të pakalueshme, por nuk paraqesin probleme të tjera.

Scroll to Top