Silvinjo, si Presidenti Duka, shpreh lumturi pas shortit me Poloninë: “I njohim mirë, nuk është humbje kjo që kemi bërë”
Trajneri Silvinjo foli pas shortit të Ligës së Kombeve, ku Shqipëria do të përballet me Poloninë. Tekniku brazilian, ashtu si Presidenti Armand Duka, u shfaq i lumtur pas këtij shorti.
“Sigurisht që jemi të kënaqur, si të gjithë këtu. Kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur dhe pjesëmarrja jonë është e merituar. Tani të gjithë duhet të luajnë 90 minuta. Në mars mund të ndodhë çdo gjë dhe duhet të përgatitemi mirë për garën.
Ata na njohin mirë, ashtu siç edhe ne i njohim ata. Kemi luajtur disa ndeshje kundër tyre para 3-4 vitesh. Megjithatë, kjo është një periudhë tjetër, tani flasim për vitin 2023. Futbolli ecën shpejt. Ata kanë ndryshuar gjithçka, lojtarët dhe trajnerin. Edhe skuadra jonë ka ndryshuar shumë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet duke u përgatitur gjithçka mirë. Është e vërtetë që po vazhdojmë një rrugëtim dhe kjo që kemi bërë nuk është një humbje”, u shpreh Silvinjo për “Klan TV”.
