Arlind Qori i kërkon dorëheqjen Edi Ramës

Qori i bën thirrje Ramës të sillët si i rritur dhe të japë dorëheqjen

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen.

Qori ka reaguar dy herë në rrjetin social Facebook pas masave të sigurisë që Gjykata e Posaçme e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ndërmori ndaj Belinda Ballukut, duke e pezulluar nga detyra dhe i bllokuar pasaportën.

“Edi Rama sillu një herë të vetme si i rritur në jetën tënde politike dhe jep dorëheqjen! Le ta vendosë populli në kushte të barabarta se kush do ta qeverisë në katër vitet e ardhshme,” – shkroi Qori në Facebook.

Në një reagim tjetër, kreu i Lëvizjes Bashkë u shpreh se Presidenti Begaj duhet të shpallë zgjedhjet e parakohshme ditën e nesërme.

“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen sot. Presidenti i Republikës duhet të shpallë datën e zgjedhjeve të parakohshme nesër. Vendi ynë meriton të qeveriset me ndershmëri dhe kompetencë,” – deklaroi Arlind Qori.

Scroll to Top