24.2% e popullsisë në veri të Shqipërisë, në rrezik varfërie
Popullsia në veri të Shqipërisë është më e ekspozuar ndaj rrezikut të varfërisë në krahasim me pjesën tjetër të vendit. Këto të dhëna bëhen publike nga Eurostat, sipas të cilit 24.2% e popullsisë rrezikohet nga varfëria.
Pas rajonit verior, Eurostat rendit zonën qendrore me 19.8% të popullsisë që rrezikon të bjerë në varfëri, dhe më pas vjen rajoni jugor me 18.4%.
Duke iu referuar të dhënave të Eurostat, popullsia në rrezik varfërie në Shqipëri është më e lartë se mesatarja europiane. Më konkretisht, në veri mesatarja europiane tejkalohet me 8%, në qendër me 3.6% dhe në jug me 2.2 për qind.
Në vitin 2024, 16.2% e njerëzve në Bashkimin Europian, ose ndryshe 72.1 milionë njerëz, ishin në rrezik varfërie. Kjo përqindje është e njëjtë me atë të vitit 2023.
Përqindjet më të larta të rrezikut nga varfëria u regjistruan në rajonin më të largët të Francës, Gujanë, ku më shumë se gjysma (53.3%) e njerëzve ishin në rrezik varfërie, e ndjekur nga Ciudad de Melilla (41.4%) në Spanjë dhe Kalabria (37.2%) në Itali.
