Atentati në Lushnjë: Armë të Gjetura në Automjetin e djegur në fshatin Lifaj
Pamjet nga vendngjarja tregojnë një automjet tip “Nissan” me targa greke, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët që kryen atentatin ndaj Julian Sulës, i njohur ndryshe si “Juli i Pashakos”.
Burime pranë medieve raportojnë se brenda makinës janë gjetur armë, të cilat mendohet se janë përdorur gjatë atentatit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet të ketë pasur shkëmbim zjarri mes të plagosurit dhe autorëve.
Julian Sula, i cili pësoi dëmtime të lehta në këmbë, aktualisht po jep dëshminë e tij në polici.
