Bufon: Alegri ka më shumë guxim se Konti në momente kritike

Ish-portieri i Juventusit dhe Kombëtares së Italisë, Xhanluixhi Bufon, foli për dy ish-trajnerët e tij te Juventusi, Antonio Konten dhe Masimiliano Alegri, për median “DAZN”.

Bufon theksoi dallimin kryesor mes tyre, duke thënë: “Ka një ndryshim të konsiderueshëm. Maks, në disa aspekte, u jep edhe më shumë besim lojtarëve të tij në fushë sesa Antonio. Sidomos me lojtarët krijues, ai përpiqet t’i bëjë ata të performojnë në mënyrë që ata të vijnë instinktivisht tek ai në fushë. Nga ana tjetër, Antonio përpiqet më shumë të kodifikojë rolin e tyre në fushë në mënyrë taktike.”

Ai shtoi: “Ky është i vetmi ndryshim taktik. Sa u përket aspekteve menaxheriale dhe mendore, të dy janë fitues të mëdhenj. Mund ta shihni në egërsinë e Kontes dhe guximin e Alegrit.”

Bufon vlerësoi më tej guximin e Alegrit në momente vendimtare: “Sepse pavarësisht se si i shihni ekipet të luajnë, ju formoni mendimin tuaj, por Maks është një nga ata njerëz që nuk ka frikë në momente kritike. Domethënë, nëse i duhet të bëjë një zëvendësim, ai duhet të bëjë një zgjedhje, ai duhet të luajë në një mënyrë tjetër, ai e pranon dhe e bën pa frikë, ai nuk mendon shumë. Dhe në këtë kam parë pak trajnerë me guximin e tij,” përfundoi ai.

Scroll to Top