Herri Kejn Mohon Thashethemet për Barcelonën, Siguron Të Ardhmen Te Bajerni: “Askush Nuk Më Ka Telefonuar, Ndihem Mirë Këtu”
Kontrata e Herri Kejn me Bajern Mynih skadon në vitin 2027, por sulmuesi mund të largohet nga klubi që verën e ardhshme, falë një klauzole lirimi. Megjithatë, ky skenar, të paktën sipas lojtarit, nuk duhet të shqetësojë tifozët bavarezë.
Në moshën 32-vjeçare, sulmuesi anglez po kalon një nga periudhat më të mira të karrierës së tij, duke shënuar 24 gola në 18 ndeshje zyrtare, ndërsa Bajerni mbetet ende i pamposhtur. Performancat e tij kanë ringjallur thashethemet për transferime, me interesin më të theksuar nga Spanja, ku Barcelona po kërkon trashëgimtarin e Lewandowski-t.
Megjithatë, Kejn ka hedhur poshtë çdo spekulim. “Nuk kam pasur asnjë kontakt me askënd, askush nuk më ka telefonuar,” u shpreh ai për Bild. Në fund të tetorit, Kejn kishte lënë të kuptohet se bisedimet për një rinovim kontrate mund të fillonin në janar. Tani ai përsërit pikëpamjen e tij:
“Ndihem shumë mirë këtu. Ende nuk e kemi diskutuar të ardhmen time, por nuk ka nxitim.”
Kejn thekson gjithashtu se, para se të mendojë për sezonin e ardhshëm, duhet të përqendrohet te angazhimet me ekipin kombëtar në Kupën e Botës verore.
“Është shumë e pamundur që diçka të ndryshojë pas këtij sezoni. Jam i sigurt se do të ketë diskutime në muajt e ardhshëm dhe do të shohim se cila është zgjidhja më e mirë.”
PANORAMASPORT.AL
