Trump optimist: Besoj se jemi pranë një marrëveshjeje për Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish lidhur me planin e paqes për Ukrainën. Trump ka theksuar se “bisedimet për një marrëveshje paqeje në Ukrainë janë shumë afër”.
Presidenti amerikan i bëri këto deklarata nga Shtëpia e Bardhë, ku shtoi se pavarësisht ‘shenjave pozitive’, mbetet ende për t’u parë nëse do të arrihet apo jo.
Më herët, presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky, deklaroi se Kievi është i gatshëm të ecë përpara me një marrëveshje paqeje të mbështetur nga SHBA.
Në të njëjtën kohë, presidenti francez Emmanuel Macron, nga konferenca e “Koalicionit të të Gatshmëve”, u shpreh besimplotë se ekziston mundësia për të bërë përparim në negociata dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme.
