Negociatat për planin 28-pikësh të Trump, Ukraina pranon “thelbin” e propozimit amerikan të paqes.
Ukraina dhe Rusia vijojnë negociatat për marrëveshjen e paqes, me bisedime të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një zyrtar ukrainas i tha Reuters se Kievi mbështet “thelbin” e marrëveshjes së paqes pas bisedimeve SHBA-Ukrainë në Gjenevë fundjavën e kaluar dhe negociatave pasuese.
Dy presidentët, Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyy, do të diskutojnë disa nga çështjet më të ndjeshme të pazgjidhura, shtoi zyrtari.
Plani i paraqitur për Kievin dhe Moskën nga presidenti Donald Trump përmban 28 pika, të cilat janë pranuar nga të dyja palët si një bazë e rëndësishme drejt ndalimit të luftimeve.
