Çelsi turpëron Barcelonën, portieri: Yamal në xhep

VIDEO/ Portieri i Çelsit me komente thumbuese ndaj Lamine Yamal: Cucurella e kishte në xhep

Çelsi e turpëroi Barcelonën mbrëmë në “Stamford Bridge”, duke e mposhtur me rezultatin 3-0, ndërkohë që tre gola të tjerë iu anuluan. Pas përfundimit të sfidës, portieri i bluve, Robert Sánchez, i cili pati një mbrëmë relativisht të qetë, foli në zonën e përzier. Ai nisi me një sulm të ashpër ndaj Lamine Yamal.

“Cucurella e mbështolli rreth gishtit të vogël dhe e kishte në xhep. Të gjithë janë shumë të mirë derisa të vijnë në Premier Ligë. Barça favorite për të fituar Champions League? Ne jemi favoritë, jo ata”, deklaroi portieri londinez.

Scroll to Top