Lamine Yamal: “Jam më i miri në botë” para Chelseat

Lamine Yamal Provokon edhe Chelsin, Deklarata e tij Ambicioze: “Jam më i miri në botë”

Lamine Yamal ka nisur të përdorë gjithnjë e më shumë video motivuese, veçanërisht në ditët e rëndësishme të ndeshjeve. Këtë herë, pak orë para përballjes në “Stamford Bridge” kundër Chelseat, ylli i Barcelonës ndau një video në rrjetet sociale, ku shfaqte momentet e tij më të mira me topin në këmbë. Këto pamje shoqëroheshin nga një zë që transmetonte një qëndrim të qartë nga i diplomuari i akademisë së Barcelonës.

“Ndihem sikur po kthehem te vetvetja, i ripërtërirë, i rikarikuar, i rifokusuar, pra s’ka asgjë që më pengon të jem ai që jam.” Ky ishte mesazhi që mund të dëgjohej në videon, e cila mbyllej me imazhin e Ferran Torres duke pastruar simbolikisht këpucën e numrit 10 të Barçës, gjatë festimit të golit të tij kundër Atletikos, pas një asisti mjeshtëror nga Lamine Yamal.

Ky është rasti i dytë që Yamal përdor një qasje të tillë, duke filluar nga ndeshja kundër Real Madridit në La Liga. Një mesazh që në atë rast u perceptua si sfidues për ekipin madrilen. Megjithatë, kjo deklaratë duket se nuk i ka shqetësuar “Los Bancos”, përkundrazi, i ka karikuar më shumë, aq sa pas përfundimit të ndeshjes, të cilën Reali e fitoi 2-1, ata falenderuan lojtarin e Barcelonës.

Tashmë, një tjetër provokim, pikërisht në fushën e Chelseat, një stadium ku Barcelona nuk ka fituar për 20 vite. Pas kësaj, erdhi edhe një këshillë nga Rafa Nadal. “Lamine duhet të gjejë mënyrën për t’u kthyer te realiteti, jo të jetojë gjithmonë në një botë joreale. Ka shumë mënyra për të arritur suksesin, por mënyra se si e toleron atë dhe jeton me të për kaq shumë vite mund të bëjë një person të ekuilibruar dhe të lumtur, ose suksesi mund të të bëjë të pakënaqur sepse personi përfundon duke u konsumuar nga ai,” përfundoi Rafa.

Scroll to Top