Alonso beson te Real Madridi: “Perez ka besim, fokusi te fitoret”

Çabi Alonso beson se do t’ia dalë kundër Olimpiakosit: Fola me presidentin, Perez ka besim të plotë

Nuk ka pasur asnjë lëvizje mimike të tepërt, asnjë koment të thënë thjesht për hir të komentit, të cilat do të tregonin se Alonso e ka situatën tek Real Madridi plotësisht nën kontroll. “Nuk është e nevojshme të them më shumë se sa kam thënë, kemi qenë në komunikim. Fola me presidentin këtë mëngjes, por është përditshmëria ajo që na mban të lidhur.” Kjo deklaratë ka konfirmuar atë që më parë ishte përfolur në mediat spanjolle. Megjithatë, pyetjet rreth kësaj teme kanë vazhduar.

Një gazetar ka kërkuar nga Çabi të bëjë një krahasim me kohën kur ishte lojtar, ndërsa një tjetër ka theksuar vështirësinë e drejtimit të një ekipi me shumë yje. “Të gjitha përvojat të ndihmojnë. Të kesh njohur lojtarë që kanë pasur atë ambicie kolektive dhe individuale të ndihmon në këtë moment kur pozicioni yt është i ndryshëm. Instinkti që duhet të kesh për të menaxhuar dhomën e zhveshjes nuk është aq i ndryshëm. Ne e dimë momentin, si dhe situatën në të cilën ndodhemi në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. Ajo që më shqetëson është ajo që ndodh në ‘Valdebebas’ ose nesër në fushë, përgatitja me lojtarët, dhe unë nuk i kushtoj vëmendje pjesës tjetër.”

Alonso shtoi: “Duhet të kesh shumë respekt për lojtarët dhe ekipet, si dhe për mënyrën se si ata përgatiten. Nuk dua dhe nuk do të flas për këtë. E di që duhet të përballesh me zhurmën e jashtme, por kjo nuk duhet të na bëjë të humbasim fokusin nga ajo që është e rëndësishme për ne. Duhet të dimë si t’i kalojmë këto momente. I dimë pasojat e rezultateve të këqija, por ato nuk duhet të na devijojnë nga rruga që duam. Më është dashur të jetoj me lojtarë të shkëlqyer dhe me personalitete të shkëlqyera, të cilët janë kërkues dhe shumë profesionalë. Avantazhi i të qenit te Reali është se ke njerëz të atij kalibri përreth teje, dhe pastaj duhet të qëndrosh i lidhur me ta.”

Në fund, ai e mbylli me një konstatim pozitiv rreth rolit të futbollistëve. “Unë besoj se në të gjitha ekipet, gjëja më e rëndësishme janë lojtarët. Ne marrim vendime, por ajo që është vendimtare është cilësia e lojtarëve dhe sa mirë janë të përgatitur. Ne i mbështesim ata”, përfundoi trajneri i Realit, Çabi Alonso, duke u kujtuar të gjithëve: “Kujdes Olimpiakosin, kam respekt për Mendilibarin dhe Kovaçeviçin.”

DRITAN LUNDRA-PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top