Sulm ndaj Gardës Kombëtare, Trump dënon ngjarjen

Dy ushtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan me armë. Presidenti Trump reagoi, duke thënë se autori do të marrë dënimin e merituar.

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare. Ai theksoi se autori do të përballet me drejtësinë dhe do të marrë dënimin e merituar.

Dy ushtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, mbrëmjen e kësaj të marte. Zona është rrethuar nga policia, ndërsa gjendja e ushtarëve ende është e paqartë. Fillimisht u raportua se njëri prej tyre kishte marrë plagë në kokë. Ngjarja është ende në zhvillim dhe e paqartë.

“Kushdo që qëlloi dy ushtarët e Gardës Kombëtare, të cilët u plagosën rëndë dhe tani ndodhen në dy spitale të ndryshme do të paguajë shtrenjtë. Zoti e bekoftë Gardën tonë të Madhe Kombëtare, si dhe të gjitha forcat ushtarake dhe të zbatimit të ligjit. Unë, si President i Shteteve të Bashkuara, dhe të gjithë ata që lidhen me Presidencën, qëndrojmë me ju!”, tha ai.

Scroll to Top