PE kundër aneksimit rus të territorit ukrainas

Parlamenti Europian: Nuk do të pranohet kurrë dorëzimi i territorit ukrainas Rusisë

Parlamenti Europian ka miratuar një raport mbi planin e paqes për Ukrainën, duke theksuar se asnjë territor i pushtuar nuk do të njihet kurrë si rus. Raporti u miratua këtë mëngjes në Strasburg me 401 vota pro, 70 kundër dhe 90 abstenime.

Dokumenti njeh përpjekjet negociuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por njëkohësisht kritikon qasjen e Uashingtonit, të cilën e konsideron “të dëmshme për paqen e qëndrueshme”.

Eurodeputetët deklarojnë qartë se “çdo marrëveshje nuk mund të kufizojë të drejtën e Ukrainës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, as lirinë e saj për të zgjedhur aleancat e veta, të lira nga vetot ruse”.

Scroll to Top