Një aksident fatal ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku humbi jetën një i ri.
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Një 28-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij, duke u përplasur më pas me bordurat anësore të rrugës. I riu u transportua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Autoritetet dhe grupi hetimor janë duke punuar për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
