Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka lënë në burg dy persona të dyshuar për terrorizëm, Erzen Ukën dhe Julian Cumrakun. Vendimi u mor sot, pas seancës për caktimin e masës së sigurisë, e cila u zhvillua në orën 13:00.
Të dy të dyshuarit iu dorëzuan forcave RENEA pas 12 orësh negociata, ndërsa fshiheshin në një banesë në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit. Dyshohet se ata qëndronin të fshehur në këtë banesë prej dy muajsh.
