Danimarka & Trump: “Roja e Natës” Diplomatike kundër Deklaratave

Qeveria e Danimarkës cakton një “Night Watch” për shkak të Trump

Qeveria daneze ka vendosur të krijojë një “Night Watch” (roje nate) pranë Ministrisë së Jashtme. Ky veprim nuk ka për qëllim të mbajë larg rreziqe imagjinarë, siç mund të jetë në skenarët e “Game of Thrones”, por më tepër të monitorojë deklaratat dhe veprimet e Donald Trump ndërsa Kopenhaga fle.

“Roja e natës” fillon punën çdo ditë në orën 5 pasdite, sipas orës lokale, dhe në orën 7 të mëngjesit harton dhe shpërndan një raport për qeverinë daneze dhe departamentet përkatëse, duke detajuar zhvillimet dhe deklaratat e ditës.

Ky vendim vjen pas tensioneve diplomatike midis Kopenhagenit dhe Uashingtonit lidhur me Groenlandën këtë pranverë, ku presidenti amerikan kërcënoi të merrte kontrollin e ishullit Arktik. Gazeta vendase “Politiken” ka raportuar se kjo iniciativë është një nga shembujt se si diplomacia daneze dhe shërbimi civil janë detyruar të përshtaten me realitetin e ri të administratës Trump.

Një burim pranë Ministrisë së Jashtme ka pohuar se situata në Groenlandë dhe ndryshimi orësore midis Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara ishin faktorë mjaft të rëndësishëm që çuan në këtë vendim gjatë pranverës. Në vend të reagimeve individuale dhe të shpejta ndaj lajmeve nga SHBA, Ministria e Jashtme ka bërë një “përpjekje kolektive” për të qëndruar të përditësuar mbi lëvizjet e Trump.

Jacob Kaarsbo, ish-analist kryesor në agjencinë daneze të inteligjencës së mbrojtjes, ka theksuar se ky zhvillim tregon se ideja e dikurshme se SHBA-ja ishte aleati më i madh dhe më i rëndësishëm i Danimarkës ka vdekur. Ai shtoi se aleancat ndërtohen mbi vlera dhe perceptime të përbashkëta të kërcënimit, dhe se Trump nuk ndan këto me Danimarkën apo shumicën e evropianëve.

Scroll to Top