Parashikimi i motit për sot
Dita e sotme do të karakterizohet nga ndikimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme mbi vendin tonë.
Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Priten reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mesditës, kryesisht në jug të vendit.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, me një shpejtësi mesatare deri në 7 metra në sekondë.
Valëzimi në Detin Adriatik dhe Detin Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.
