Aksident i rëndë në Tiranë: Vajzë me biçikletë përplaset nga autobusi

VIDEO/ Aksident i rëndë në Tiranë: Autobus urban përplasi vajzën me biçikletë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë. Sipas dëshmitarëve, një vajzë që po lëvizte me biçikletë dyshohet se ka kaluar me semafor të kuq në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Delijorgjit”, duke hyrë papritur në korsinë e autobusit.

Autobusi, që po lëvizte me shpejtësi drejt qendrës, ka goditur biçikletën dhe më pas është detyruar të devijojë në korsinë tjetër për të shmangur një përplasje edhe më të madhe.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës. Ato kanë dërguar në spital çiklisten dhe drejtuesin e autobusit. Të dy raportohet se kanë qenë të ndërgjegjshëm gjatë marrjes së ndihmës së parë.

Policia ndodhet në zonë dhe po heton për të zbardhur të gjithë dinamikën e aksidentit.

Scroll to Top