Biznesmen ekzekutohet në Elbasan
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri. Mësohet se një biznesmen është ekzekutuar.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti, në Unazën jugore të qytetit, brenda ambientit të biznesit të viktimës.
Në këto momente, rrethanat e sakta të ngjarjes janë ende të paqarta. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Lajmi po përditësohet…
