Ankimim kundër vendimit gjyqësor, zv/kryeministrja Balluku i drejtohet Apelit

Belinda Balluku, zv/kryeministrja, ka paraqitur ankim në Gjykatën e Apelit kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Ky vendim u mor nga Gjykata e Posaçme më 22 nëntor. Aktualisht, pritet që Apeli të kryejë shortin për përzgjedhjen e trupës gjykuese dhe të caktojë datën e seancës për shqyrtimin e ankimimit.

Scroll to Top