Viktimat e ciklonit Ditwah në Sri Lanka, 465 të vdekur

Numri i viktimave nga cikloni Ditwah në Sri Lanka ka shkuar në 465.

Si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve të shkaktuara nga cikloni Ditwah në Sri Lanka, numri i të vdekurve ka arritur në 465. Ky informacion u bë i ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore.

Sipas deklaratës, “366 persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur”.

Forcat e shpëtimit po vazhdojnë operacionet e kërkimit dhe ofrojnë ndihmë për banorët e zonave të prekura.

Scroll to Top