Të shtënat me armë ndaj një biznesi në Kukës/ Zbardhet ngjarja
Policia e Kukësit ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur më 27 nëntor, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një biznesi. Sipas sqarimeve të policisë, dy persona, babë e bir, Xheme Mena dhe Misin Mena, dyshohet se janë autorët e ngjarjes.
Njoftimi sqaron se babai, Xheme Mena, është vënë në pranga, ndërsa djali, Misin Mena, është shpallur në kërkim. Gjithashtu, është sekuestruar automjeti që dyshohet se është përdorur nga babë e bir gjatë kryerjes së veprës penale.
Babë e bir akuzohen për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Ndërkohë, materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
