Komplot për rrëzimin e qeverisë së re të Sirisë

Zbulohet komplot për rrëzimin e qeverisë së re të Sirisë

Mbështetësit e ish-presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, po planifikojnë të rrëzojnë qeverinë e drejtuar nga Ahmed al-Sharaa. Një hetim nga agjencia Reuters ka nxjerrë në dritë se ata po derdhin miliona dollarë për mijëra luftëtarë me qëllim fillimin e kryengritjeve.

Ky plan, i zbuluar nëpërmjet intervistave me 48 persona dhe analizës së dokumenteve financiare, bëhet publik në kohën kur Siria shënon një vit nga largimi i Bashar al-Assad dhe qeveria e re nën Presidentin Ahmed al-Sharaa po fiton mbështetje ndërkombëtare.

Dyshja që dikur ishte më pranë Assadit, Gjeneral Major Kamal Hassan, ish-shef i inteligjencës ushtarake, dhe kushëriri i tij miliarder Rami Makhlouf, po veprojnë nga mërgimi në Moskë për të krijuar milici mes pakicës alavite të Sirisë, grupimi fetar i lidhur tradicionalisht me familjen Assad.

  • Rami Makhlouf (majtas) e paraqet veten si një figurë shpëtimtare.
  • Kamal Hassan (djathtas) beson se alavitët duhet të armatosen për vetëmbrojtje.

Të dy këta individë, së bashku me aktorë të tjerë që konkurrojnë për ndikim brenda Sirisë, po financojnë më shumë se 50 000 luftëtarë, duke u përpjekur të sigurojnë besnikërinë e tyre. Megjithatë, niveli i tyre i vërtetë i ndikimit mbetet i paqartë, pasi shumë luftëtarë raportohet se marrin fonde nga të dyja palët.

Një nga rreziqet më të mëdha në këtë konflikt të mundshëm përbën një rrjet prej 14 strehimore dhe depozitash nëntokësore në zonat bregdetare. Këto ambiente thuhet se përmbajnë armë, municione, sisteme komunikimi dhe pajisje për mbijetesë. Tre zyrtarë të lartë – dy oficerë ushtarakë dhe një guvernator rajonal – konfirmuan ekzistencën e tyre për Reuters, duke shtuar se ato mbeten funksionale, megjithëse të dobësuara.

Për t’iu kundërvënë këtyre komplotesh, qeveria e re e Al-Sharaa ka angazhuar Khaled al-Ahmad, një ish-udhëheqës i lartë paraushtarak i Assadit, i cili më pas ktheu armët kundër tij. Al-Ahmad po përpiqet të bindë komunitetin alavit se siguria e tyre garantohet vetëm nën drejtimin e qeverisë së Al-Sharaa, dhe jo nga kuadrot e regjimit të vjetër që veprojnë nga jashtë vendit.

© LAPSI.al

Scroll to Top