FOTO/ Berlini në atmosferën e Krishtlindjes, kryeqyteti gjerman zbukurohet për festat e fundvitit
Kryeqyteti gjerman është zbukuruar me atraksione festive të Krishtlindjes. Pemë të mëdha e të dekoruara janë vendosur në pika kryesore të Berlinit, si Portën e Brandenburgut dhe jashtë parlamentit. Ndërkohë, aroma e verës së zier nga tregjet e shumta të Krishtlindjes mbush ajrin.
Instalacione me drita shumëngjyrëshe zbukurojnë dy bulevardet kryesore tregtare të qytetit: Kurfyrstendamm, në ish-Berlinin Perëndimor, dhe Unter den Linden, në ish-Berlinin Lindor.
Berlini krenohet me më shumë se 100 tregje Krishtlindjesh, sipas shifrave zyrtare, duke marrë parasysh një popullsi prej 3.9 milionë banorësh. Shitësit në këto tregje ofrojnë zakonisht dhurata artizanale, salçiçe të pjekura në skarë, zemra me xhenxhefil dhe verë të ngrohtë të njohur si Glyhwein.
Një atraksion i veçantë për këtë sezon Krishtlindjesh është instalacioni eksperimental me dritë dhe zë “Dritat e Dimrit”. Ky instalacion u mundëson vizitorëve të rrëshqasin me patina akulli nën 300 pemë vezulluese, të ndriçuara nga 100,000 llamba LED.
Tradicionalisht, gjermanët festojnë Krishtlindjen në mbrëmjen e 24 dhjetorit, ku kryefjalë janë pemët natyrale të dekoruara për festë.
