PD tërhiqet nga zgjedhja e Avokatit të Popullit

PD tërhiqet nga procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Partia Demokratike është tërhequr nga procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Deklaratën e bëri kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili e konsideroi procesin si një farsë, pasi sipas tij PS ka futur edhe kandidatë të tjerë, siç është Endri Shabani.

Berisha u shpreh: “Narkomazhoranca ka bërë një lojë të turpshme. Ne kemi qenë të bindur në intrigat dhe banalitetet e tyre. Opozita ka tërhequr të gjitha firmat, për kandidatura të tjera përveç kandidaturave që ka zgjedhur vetë, të cilat janë Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Jola Hysaj, Aranita Brahaja, Haluci, Dardan Mustafaj. Këto janë kandidaturat tona, sot futën kandidaturën e tyre. Ulqinaj tha se ne nuk njohim tërheqjen e firmave. Kështu që ne tërhiqemi totalisht nga procesi. Nuk jemi më palë në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Ne në një farsë nuk marrim pjesë. Nëse ja lanë PD ne u treguam të arsyeshëm. Ne paraqitëm disa kandidatura, ata shtuan edhe kandidaturat e tyre. Është Endri Shabani. PD tërhiqet nga procesi, nuk marrim pjesë në proces. Kjo është një turp i tyre.”

Scroll to Top