GJKKO shtyn çështjen ‘Partizani’, Malltezi proteston

GJKKO shtyn procesin e çështjes ‘Partizani’’, Jamarbër Malltezi proteston me pankarta në duar

Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, ka protestuar ditën e sotme me pankarta në duar para Gjykatës së Posaçme. Teksa pritej zhvillimi i seancës së radhës për shqyrtimin e dosjes “Partizani”, Malltezi ka mbajtur para tij dy pankarta me mesazhe të ndryshme, duke u filmuar nga mediat.

Në njërën nga pankartat, Malltezi ka paraqitur informacion mbi atë çfarë është ndërtuar në ish-kompleksin Partizani për qytetarët, duke theksuar se bëhet fjalë për një tokë private. Ndërkohë, në pankartën tjetër, ai ka treguar se çfarë është ndërtuar te ish-parku i Autobusëve, në një tokë shtetërore.

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 22 dhjetor, në orën 11:00, shqyrtimin e dosjes “Partizani”. Seanca nuk u zhvillua për shkak të mosplotësimit të trupit gjykues, pasi gjyqtarja Rudina Palloj mungonte për arsye shëndetësore.

Scroll to Top