Berisha: Rama dhe Balluku nuk guxojnë të dalin në Kuvend para shqiptarëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se arsyeja përse kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në seancë dhe nuk e ka pranuar interpelancën e kërkuar nga anëtari i PD-së, Agron Shehaj, duke ia deleguar ministres Albana Koçiu, është turpi. Ai u shpreh se që nga shpërthimi i skandalit “Balluku”, kryeministri dhe zëvendësministrja, e pezulluar pas akuzave për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe, nuk guxojnë të përballen me shqiptarët.
“Pas Lubisë, ku e keni Ramën? E kuptoni ku jeni katandisur? Nuk guxojnë të dy të vijnë në Kuvend e të dalin para shqiptarëve. Ju keni rënë. Kot votoni, kot sillni ligje e buxhete, ju keni marrë fund. Frika e tij ka kufi vetëm qiellin. Po zhvillohet një betejë që do t’ju sqaroj më vonë, por nuk ka gjë në botë që të mbyllë dosjen e tij,” tha Berisha.
Ditën e djeshme, në një konferencë për mediat nga selia blu, kryedemokrati u shpreh se dosja e Ballukut dhe ajo e Ramës janë ndarë tashmë, ndërsa sot në Kuvend Berisha theksoi se po bëhet një betejë që dosja e Ramës të mbyllet, por se kjo nuk mund të ndodhë më.
