Elvin Gokaj kandidat për kreun e SPAK: Gatishmëri për drejtësi

Në garë për kreun e SPAK: Gokaj shprehet i gatshëm t’i shërbejë drejtësisë shqiptare

Kandidati për drejtuesin e SPAK, prokurori Elvin Gokaj, gjatë prezantimit të platformës së tij, theksoi se është i gatshëm t’i shërbejë drejtësisë shqiptare dhe ta udhëheqë atë drejt një faze të re, ku efikasiteti dhe llogaridhënia të jenë standarde.

Gokaj deklaroi se drejtësia është e shenjtë dhe e pandarë nga integriteti dhe morali. Ai shtoi se vetëm së bashku mund të ndërtojmë një institucion që ruan pavarësinë dhe mbron të drejtat dhe liritë themelore të çdo qytetari.

“I gatshëm t’i shërbej drejtësisë shqiptare dhe ta udhëheq drejt një faze të re pjekurie ku efikasiteti dhe llogaridhënia të jenë standarde. Drejtësia është e shenjtë dhe e pandarë nga integriteti dhe morali. Vetëm së bashku mund të ndërtojmë institucion që ruan pavarësinë dhe mbron të drejtat dhe liritë themelore të çdo qytetari. Zotimi im është të konsolidoj SPAK, pavarësinë dhe besueshmërinë, duke siguruar që ky institucion të veprojë shpejt aty ku duhet dhe me masën e duhur. Ky është angazhimi im dhe vizioni që ofroj për drejtimin e SPAK,” – tha ai.

Scroll to Top