Berisha: Rama në grahmat e fundit, ndryshoi rastin e Endri Shabanit

Berisha: Rama në grahmat e fundit, ndryshoi gjithçka për Endri Shabanin

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Edi Rama është në ditët e fundit të pushtetit dhe për këtë arsye ka ndryshuar gjithçka lidhur me rastin e Endri Shabanit.

Gjatë një prononcimi për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha u shpreh se deputetët e opozitës kanë tërhequr firmat me shkresë. Ai shtoi se ato firma u dhanë për shkak të koalicionit që ishte krijuar.

Berisha sqaroi se ishin 27 kandidatura, ku Partia Demokratike do të mbështeste 6 persona, duke filluar me Besim Ndregjonin, të ndjekur nga Adriana Kalaja dhe katër të tjerë.

“Absolutisht jo. Ky është një interpretim shumë i pasaktë. Aty kanë qenë, sa për dijeni, 27 kandidatura. Nuk do të thotë fare se ato ishin një marrëveshje. Ajo ishte një mbështetje për t’u paraqitur në garë. Për t’u seleksionuar. Aty ishin 27 persona, nga të cilat PD do mbështeste 6 persona, më së pari Besim Ndregjoni, së dyti Adriana Kalanë, dhe katër të tjerë. Ne e kemi bërë publike këtë, i kemi bërë të qartë edhe palës socialiste, por Edi Rama personalisht, i cili është në grahmat e fundit të pushtetit të tij, përmbysi gjithçka dhe tha, o Shabani, o nuk ka. Kjo është e vërteta. Ky qëndrim u përcaktua në mënyrë të prerë nga Edi Rama. Për dijeninë tuaj. Deputetët tanë kanë tërhequr firmat me shkresë. Është praktika më e zakonshme të tërheqësh firmat. Tani, thashë, edhe mund të mos e firmosnin, por tani edhe njëherë, mos u përpiqni të mbuloni… Ato vota, ato firma u dhanë për shkak të atij koalicioni që u krijua. Tani kur u analizua këmbë e krye i lidhur me Edi Ramën. Këtë nuk e themi vetëm ne, ia kanë thënë edhe të tjerët Edi Ramës. Ne do marrim vendimet tona politikë,” tha Berisha.

Scroll to Top