Dorëheqja e Kryeministrit Bullgar pas protestave

Protestat detyrojnë dorëheqjen e qeverisë në Bullgari; Kryeministri jep dorëheqjen

Kryeministri bullgar, Rosen Zhelezkov, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra. Vendimi vjen pas javësh protestash, të nxitura nga politikat ekonomike të vendit dhe akuzat e protestuesve për dështim të qeverisë në luftën kundër korrupsionit.

Zhelezkov e bëri të ditur dorëheqjen e tij gjatë një fjalimi televiziv, vetëm pak minuta para një votimi të planifikuar në Parlament për një mocion mosbesimi kundër qeverisë. Kjo dorëheqje ndodh pak kohë para se Bullgaria të bëhet pjesë e Eurozonës, më 1 janar.

“Ky është momenti i duhur për të dhënë dorëheqjen. Bullgaria duhet të jetë pjesë e vendeve evropiane që po ndërtojnë Unionin. Le ta përfundojmë ciklin e integrimit tonë evropian me eurozonën. Ne premtuam stabilitet makroekonomik dhe e arritëm atë, me një rritje të paparë të të ardhurave. Ne do të zbatojmë kuadrin fiskal për vitin 2025. Ne propozuam një buxhet për mbrojtjen sociale për vitin 2026, një rritje të fuqisë blerëse. Duhet të tregojnë se cili duhet të jetë profili i qeverisë pas zgjedhjeve të vitit 2026”, tha ai.

Scroll to Top