Debat në PD, Noka i drejtohet Salianjit: Po u shërben atyre që ke përballë!
Kanë ndodhur debate të forta gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, e cila vijoi punimet me dyer të mbyllura që nga ora 14:00. Pas deklaratave të zhvilluara sipas mënyrës së secilit, Sali Berisha dhe Ervin Salianji u takuan përballë njëri-tjetrit gjatë mbledhjes.
Burime nga mbledhja bënë me dije se pati debate të ashpra mes Berishës, Nokës dhe Salianjit. Noka i është drejtuar Salianjit me fjalët: “Me këtë që po bën, po u shërben atyre që ke përballë”. Nga ana e tij, Salianji iu përgjigj: “Jep dorëheqjen, Flamur, e ke shkatërruar partinë, dhe gabimi me Avokatin e Popullit është përgjegjësi e jotja”.
