Hero në Sydney: Shitësi i frutave Ahmed al Ahmed shpëtoi jetë

VIDEO/ SHPËTOI DHJETËRA JETË NË SYDNEY, KUSH ËSHTË AHMED AL AHMED, SHITËSI 43-VJEÇAR QË ÇARMOSI AUTORIN! BABAI I DY FËMIJËVE ËSHTË ENDE NË SPITAL

Shpesh mjafton vetëm një sekondë për të shndërruar një njeri të zakonshëm në një hero që shpëton jetë. I tillë duket se ka qenë momenti kur 43-vjeccari Ahmed al Ahmed reagoi në mënyrë të shpejtë për të çarmatosur njërin nga agresorët e masakrës së ndodhur në Sydney.

Australinë e vlerësuan si “hero” pas reagimit të tij të shpejtë gjatë ngjarjes në Bondi Beach të Sidneit, sulmi më vdekjeprurës në vend prej vitesh. Pamjet e shpërndara gjerësisht në mediat sociale treguan 43-vjeçarin duke u përballur me një nga personat e armatosur ndërsa të shtënat po drejtoheshin drejt civilëve, një veprim që besohet se ka shpëtuar shumë jetë.

Një video 15-sekondëshe tregon burrin të fshehur pas makinave të parkuara përpara se të vraponte drejt personit të armatosur nga pas. Ai e kap atë për qafe, ia tërheq pushkën dhe e detyron të bjerë në tokë, përpara se t’ia drejtojë armën përsëri.

Mediat shkruajnë se Ahmed al Ahmed është një shitës frutash, baba i dy fëmijëve, ndërsa sipas raportit ai pësoi dy plagë me armë zjarri gjatë sulmit. Ai nuk kishte përvojë me armët dhe thjesht po kalonte pranë zonës kur vendosi të ndërhynte. Në internet, ai u lavdërua gjerësisht për trimërinë dhe reagimin e tij të shpejtë. Kryeministri Anthony Albanese gjithashtu e përshkroi atë si një “hero”.

Policia tha se të paktën 11 persona u vranë në të shtënat, të cilat kishin në shënjestër komunitetin hebre gjatë një eventi të Hanukkah në Bondi Beach. Njëzet e nëntë persona u dërguan në spital, përfshirë një fëmijë. Policia konfirmoi se kishte dy të dyshuar të njohur. Njëri është i vdekur, ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë në spital.

Scroll to Top