Protestë e dhunshme fermerësh në Bruksel, përplasje me policinë

BRUKSEL – Mijëra fermerë zhvilluan një protestë të dhunshme në Bruksel, duke shkaktuar përplasje me policinë dhe duke përdorur gaz lotsjellës.

Incidentet dhe kaosi raportohen jashtë ndërtesës së Parlamentit Europian, ku fermerët protestuan kundër marrëveshjes BE-Mercosur.

Protestuesit hodhën objekte ndaj forcave të policisë, të cilat u përgjigjën me gaz lotsjellës. Po ashtu, u raportua se protestuesit ndezën bomba tymi dhe i vunë flakën kolonave, duke shkaktuar dëme në sheshin “Place du Luxembourg”, përpara Parlamentit Europian.

Fermerët shprehën shqetësimin e tyre lidhur me perspektivën e hyrjes së produkteve të Amerikës së Jugut në Bashkimin Europian dhe për reformimin e subvencioneve bujqësore.

Scroll to Top