Bollino në dosjen SPAK: Përgjime për para nga ARRSH

“Thuaj atij plehrit” / Emri i Carlo Bollino del në dosjen “Balluku”

Botuesi dhe pronari i Shqiptarja.com dhe Report TV, Carlo Bollino, rezulton të jetë përfshirë në dosjen e SPAK, ku përfshihen përgjimet e zv/kryeministres Belinda Balluku dhe drejtorit të ARRSH, Ervis Berberi. Sipas dokumenteve hetimore, Bollino ka përfituar qindra milionë lekë nga ky institucion.

Në disa pasazhe të dosjes hetimore, zbulohet një bisedë mes Ballukut dhe Berberit, ku diskutohet për mënyrën sesi Carlo Bollino dërgonte persona të tretë për të ndërmjetësuar pranë tyre për projekte dhe pagesa.

Gjatë këtij komunikimi, flitet për shumën e parave që Bollino ka marrë nga drejtori i ARRSH. Berberi shprehet qartësisht se ka kryer pagesa prej 28 milionë lekësh të rinj (ekuivalente me 280 milionë lekë të vjetra), më pas 3 milionë lekë të rinj (30 milionë lekë të vjetra), dhe se në qershor do të paguante edhe 39 milionë lekë të rinj (390 milionë lekë të vjetra), e cila përfaqësonte diferencën sipas tij. Këto komunikime nxjerrin në pah përfshirjen e Carlo Bollinos dhe shumën e konsiderueshme të parave që ai ka përfituar nga ARRSH.

Në aplikacionin “WhatsApp”, mes shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, ka pasur shkëmbime mesazhesh ku diskutohën këto çështje.

Në datën 17.03.2022, në orën 17:45, Belinda Balluku i ka përcjellë Evis Berberit mesazhin:

“buonasera belinda, sento it dovere di informarti che nulla di quello quello che ei siamo detti e’ avvenuto, ne il vecchio (il cui valore e’ stato addirittura spalmato te “plani i likujdimi” nei prossimi tre anni!!!) ne’ il nuovo”, duke i dërguar më pas edhe mesazhin: “Merre zgjidhe kte se sto kafane po fare terezine.”

Në orën 17:52-17:53, Evis Berberi i është përgjigjur:

“Ja kam pranuar projektin në këshill teknik, ka marrë 28 mil të rinj nga 70 mil të rinj, the pagesën e mbetur ja kam shtrirë në tre vjet. Tani do marrë [nuk sqarohet shifra] mil të vinj pasi kanë bërë një shpërndarje për të gjitha projektet dhe nëse duhet ja japim në qershor 39 mil të rinj që është diferenca. Për gjënë e re se di për çfarë flet pasi skam diskutuar gjë tjetër me të.”

Në orën 17:57-17:58, Belinda Balluku ka shkruar:

“Therrite ate plehren që e perfaqeson dhe thuaji, kjo është skema. Halli ke, shko sqaro Carlon, thuaji mos shkruaj më tek min, ose pastaj harroje Bashkepunimiu.”

Në orën 17:58-18:00, Evis Berberi ka kthyer:

“Ok. Po është ky plehra që shtyn Carlon se do jetë në hall.”

Më poshtë paraqitet një pjesë e dosjes, siguruar nga LAPSI.al, ku duken qartë bisedat.

Scroll to Top