Tatimet: Detyrime të reja për platformat digjitale në raportimin e të ardhurave
Administrata Tatimore ka njoftuar se ka përfunduar fazën paraprake të harmonizimit të legjislacionit për zbatimin e Direktivës DAC7. Kjo direktivë vendos detyrime të reja për platformat digjitale lidhur me raportimin e të ardhurave të realizuara nga shitësit dhe shërbimet e ofruara përmes tyre.
Kjo nismë synon të forcojë transparencën, të garantojë barazinë fiskale dhe të reduktojë informalitetin në ekonominë digjitale.
Objektivi i Administratës Tatimore është që harmonizimi i plotë ligjor të përfundojë deri në vitin 2026, ndërsa sistemi i raportimit të jetë funksional jo më vonë se 2027. Ky hap shënon një progres të rëndësishëm në përafrimin e Administratës Tatimore shqiptare me standardet e Bashkimit Evropian, duke kontribuar në përmirësimin dhe modernizimin e administrimit tatimor.
