Aksident Fier-Berat: Autoveturë përplaset me traktor, një i lënduar

Aksident në Berat: Autoveturë përplaset me traktor

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Berat, pranë fshatit Velmish. Një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin Josif Shkëmbi, është përplasur me një mjet bujqësor tip Zetor.

Për pasojë, drejtuesi i mjetit bujqësor, i identifikuar si Ani Hazizi, ka mbetur i lënduar. Ai është transportuar me urgjencë drejt qendrës shëndetësore të Roskovecit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të menaxhuar situatën e trafikut.

Ky aks njihet si një zonë problematikë për aksidentet e shumta që ndodhin në të, të cilat jo pak herë kanë përfunduar me pasoja fatale.

Scroll to Top