Emërohet një zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes.
Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, është miratuar emërimi në detyrë i Andrea Shllakut si zëvendësministër i Mbrojtjes. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në “Fletoren zyrtare”.
Andrea Shllaku është përfolur edhe më parë si kushëri i ministrit Pirro Vengu. Të dy kanë punuar së bashku edhe gjatë kohës kur zoti Vengu drejtonte Portin e Durrësit.
